+355 68 33 60 861
Klement Binaj
Kursi “Web Development” është krijuar për të rriturit që dëshirojnë të ndërtojnë një karrierë në fushën e zhvillimit të faqeve web, pa qenë e nevojshme të kenë përvojë të mëparshme. Përmes këtij kursi praktik, studentët mësojnë të krijojnë faqe moderne duke përdorur teknologjitë bazë si HTML, CSS dhe JavaScript, si dhe do të njihen me mjetet më të përdorura në industri si Git, React dhe sistemet e menaxhimit të përmbajtjes si WordPress.
Fokusi i kursit është zhvillimi i aftësive konkrete që kërkohen në tregun e punës. Studentët do të punojnë në projekte reale, do të mësojnë të organizojnë kodin në mënyrë profesionale, dhe në fund do të kenë ndërtuar një portofol personal të gatshëm për aplikime pune ose për të nisur rrugën si freelancer. Kursi zhvillohet në gjuhën shqipe dhe/ose anglisht, me mbështetje të vazhdueshme nga mentorë me eksperiencë ndërkombëtare.
Gjatë këtij kursi do të mësojmë bazat e ndërtimit të faqeve web duke përdorur HTML për strukturën, CSS për dizajnin dhe JavaScript për funksionalitetin. Do të zhvillojmë projekte praktike që përfshijnë krijimin e faqeve responsive, përdorimin e bibliotekës React për ndërfaqe moderne, menaxhimin e kodit me Git dhe GitHub, si dhe ndërtimin e faqeve përmes WordPress. Në fund të kursit, studentët do të kenë aftësi për të ndërtuar faqe të plota, të kuptojnë procesin e zhvillimit web dhe të krijojnë një portofol profesional.
Fillojmë me njohjen e mënyrës si funksionon web-i, çfarë është një faqe web dhe çfarë roli luan HTML. Mësojmë të krijojmë strukturën bazë të një faqeje me elementët më të rëndësishëm si tituj, paragrafë, lidhje dhe imazhe.
Thellohemi në elementët e faqeve komplekse – tabela, forma, inpute dhe etiketat semantike. Kuptojmë si ndërtohet një faqe më e organizuar dhe e lexueshme.
Në këtë modul stilizojmë faqet tona me CSS duke përdorur ngjyra, shtylla, margjina, font-e dhe mësojmë konceptet e layout-it si Flexbox dhe Grid.
Zbulojmë konceptin e box model-it dhe mësojmë si të kontrollojmë pozicionimin e elementëve në faqe me margin, padding dhe border.
Mësojmë të krijojmë dizajne të organizuara dhe responsive duke përdorur Flexbox dhe CSS Grid për ndarjen e faqeve në kolona dhe rreshta.
Mësojmë të krijojmë faqe që përshtaten automatikisht në çdo ekran – telefon, tablet apo desktop – duke përdorur media queries.
Studentët ndërtojnë një faqe të plotë dhe profesionale duke përdorur të gjitha njohuritë nga modulet e mëparshme – një projekt personal i gatshëm për portofol.
Prezantim me JavaScript dhe përdorimi i tij në faqe web. Mësojmë variabla, funksione dhe si t’i lidhim me HTML për të krijuar ndërveprim bazë.
Mësojmë të kontrollojmë dhe ndryshojmë përmbajtjen e faqes përmes JavaScript duke përdorur DOM dhe duke reaguar ndaj klikimeve, hover dhe forma.
Ndërtojmë një mini-aplikacion (si p.sh. një kalkulator apo galeri interaktive) që bashkon HTML, CSS dhe JavaScript në një projekt praktik.